21.12.09

Κείμενο αντιρατσιστικού-Shqip

(Ιούνιος 2009)


   Greqia e ditëve të sotme është një vend që ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh, i cili shkon në 10% në mos edhe më tepër. E megjithatë shteti grek dhe një pjesë e madhe e shoqërisë greke ka frikë ose nuk do të na përballoj si të barabartë, si rezultat ne të mbetemi të ngujuar në një vakum ,shoqëror, ekonomik e politik. Pas një periudhë shumëvjeçare të mënjanuar nga jeta shoqërore, te tmerruar e të terrorizuar, pa të drejta të plota,ne emigrantët kemi tashmë filluar ti kërkojmë më me vendosmëri dhe të marrim pjesë në një sërë lëvizjesh shoqërore. Emigrantët dhe fëmijët e tyre, rreth 200 000 nxënës dhe student, s’mund dhe s’duhet të anashkalohemi më.
Fushata rraciste që është rritur këto kohët e fundit, e cila na paraqet ne emigrantët si problemin kryesor të shoqërisë greke, është një sulm që i drejtohet gjithë kësaj shoqërie. Të gjitha forcat politike në vend, institucionet shtetërore dhe grupe të veçanta, duan të na dënojnë për ngjarjet e dhjetorit ku me pjesmarrjen tone të konsiderueshme dolëm në skenë dhe mohuam të tashmen që jetojmë dhe të ardhmen e errët që na përgatisin.
    Helmi që lëshohet me bollëk nga mediat elektronike dhe nga shtypi kundrejt nesh ka për qëllim të ndaj shoqërinë ku jetojmë në vendas dhe emigrantë. Vetëm duke qenë të bashkuar mund ta thyejmë terrorizmin e tyre, i cili do vij duke u zmadhuar sa kohë që do thellohet kriza ekonomike dhe politike.
Problemet që përballojmë ne si student emigrantë dhe të huaj janë të shumta( regjimi i lejeve të qëndrimit, procesi i pajisjes me leje qëndrimi, regjimi racist në konviktet studentore, mos njohja e të drejtave themelore të diplomave e shumë të tjera) dhe për zgjidhjen e tyre e shohim të nevojshme të organizohemi e të luftojmë së bashku.
    Me krijimin e Grupit të Studentëve Emigrantë dhe të Huaj ne bëjmë hapin e pare për krijimin e një Shoqate Studentore te Emigrantëve dhe të Huajve në të ardhmen duke synuar të mbushim një hendek që ekziston në universitetet e Selanikut. Një hendek në organizimin e studentëve emigrantë dhe të huaj për të kërkuar barazinë shoqërore dhe politike por edhe për të shfaqur dhe respektuar vlerat nga civilizime dhe kultura të ndryshme, nëpërmjët aktiviteteve, aksioneve , dhe bisedave të larmishme.
   Jemi një brez që na mohohet e ardhmja. Jemi një brez që do ketë vetëm çfarë do arrij me përpjekjet dhe luftërat e tij.


Legalizim për të gjithë emigrantët
Të drejta politike dhe shoqërore të barabarta për të gjithë
Të apelohen racistët dhe fashistët e jo ne


GRUPI I STUDENTEVE EMIGRANTE E TE HUAJ TE SELANIKUT



No comments:

Post a Comment