21.12.09

Οχι στο χαράτσι-Shqip

(Νοέμβριος 2009)


JO HARAÇIT !!!
Studentë të huaj!
Mos paguani qiranë që ju kërkon konvikti!
Nuk është e ligjshme!!!


Nuk është e ligjshme:

  1. Sepse Rregullorja e Brendshme e Konvikteve nuk përmend askund 60 euro të cilat na kërkojnë.


  2. Sepse Rregullorja nuk përcakton ku shkon shuma prej 60 euro që na kërkohet të paguajmë.


  3. Sepse, veçanërisht për ata që mbaruan shkollën në Greqi, ligji 3386/2005 përcakton: « Shtetas të vendeve të treta (jo antarë të BE), që kanë kryer arsimin e mesëm në Greqi, fitojnë të drejtën e studimit të lartë sipas kushteve dhe kritereve, ashtu si studentët vendas».


  4. Sepse, veçanërisht për ata që jetojnë me dokumente më tepër se 5 vjet në Greqi, është në fuqi Dekreti Presidencial 150/2006: «përfituesit e statusit banues me qëndrim të gjatë përfiton trajtim të barabartë me vendasit përsa i përket: …β) arsimimit dhe trajnimit profesional, duke përfshirë edhe të drejtën e përfitimit të bursës».


  5. Sepse, përderisa arsimimi i lartë në Greqi për shtetasit grekë është FALAS dhe për të huajt është në fuqi «parimi i trajtimit të barabartë»


  6. Sepse, nga momenti që kjo pagesë nuk është e ligjshme, refuzimi i saj nuk mund të dënohet. Në këtë moment ekzistojnë me qindra studentë që refuzojnë të paguajnë qiranë dhe nga ana tjetër vazhdojnë rregullisht qëndrimin në konvikt. Vetëm nëse plotësohen vitet mund ti largojnë nga konvikti. Nuk mund ti detyrojnë të paguajnë qiranë!

Inkurajojmë studentët konviktorë të huaj(dhe grekë)
të refuzojnë pagesat
Për probleme sociale nuk ekzistojnë zgjidhje individuale. Prandaj kushdo që dëshiron të luftojë për këto të drejta qoftë vendas apo i huaj të kontaktojë me ne.
Grupi i Studentëve të Huaj Selanik

No comments:

Post a Comment